Ishana merr orën e Shivait. Ai e kërkon dhe thotë se ajo orë është e rëndësishme për të pasi ja ka dhuruar Omkara. Ishana e lë orën. Rudra e gjen dhe ja jep Shivait. Tia dhe Ridima i thonë Shivait të falenderojë Anikën. Edhe Prianka me Somjan mundohen të bindin Shivain. Ai thotë se i dhemb koka. Ridima sheh Ishanën dhe habitet. Ajo e pyet çfarë bën aty. Ishana sajon gënjeshtra dhe i thotë Ridimës se quhet Mala. Ridima i thotë se do ta takojë atë me Omkarën. Ridima shkon tek Omkara dhe i thotë se do e takojë me një vajzë që lufton padrejtësinë dhe bën protesta. Ajo e merr me vete por Ishana është larguar. Shivai i thotë Rudrës të shkojë të marrë ilaçet. Rudra i thotë Anikës se e kërkon Shivai. Ajo shkon dhe i çon ilaçet. Shivai është me kurriz dhe mendon se i ka ardhur Rudra në dhomë. Ai i tërheq ilaçet me forcë nga dora e Anikës dhe përplasen me njëri-tjetrin. Shivai mban Anikën por bien të dy bashkë në shtrat shkruan revistawho. Anika i tregon se Rudra i tha se që donte të fliste me të. Shivai thotë se nuk ka asgjë për të folur me të. Omkara i thotë Rudrës t’i kërkojë falje Somjas. Ndërsa Rudra i thotë Shivait t’i kërkojë falje Anikës. Rudra shkon tek Somja dhe fillojnë të grinden. Somja i thotë Rudrës se vajzat e duan vetëm se ka para. Ajo ja mbyll derën në fytyrë. Anika këshillon Somjan si të veprojë me Rudrën. Rudra i jep Somjas një kartë krediti dhe i thotë që sa herë të mërzitet me të mund të shkojë të blejë çfarë të dojë. Somja e pret kartën copa-copa. Ajo i hedh ujë Rudrës siç e mësoi Anika. Rudra habitet shkruan revistawho. Shivai i thotë Rudrës se Somjan e ka mësuar Anika. Rudra shkon përsëri tek Somja dhe teksa i kërkon falje përsërit disa herë faktin që ajo është e shëndoshë. Somja i hedh ujë dhe ja mbyll sërish derën. Shivai përplaset me Anikën. Ajo ka në dorë një gotë me ujë dhe derdhet në këmishën e Shivait./revistawho.com