Sanaya Irani e njohur si “Kushi” nga seriali “Si ta quaj këtë dashuri” dhe Nakul Mehta i njohur si “Shivai” nga seriali “Bixhoz me dashurinë” janë kthyer në aktorë shumë të dashur për publikun. Por edhe pse luajnë në seriale të ndryshme, në jetën reale ata i lidh diçka. Sanaya dhe Nakul janë shumë miq. Edhe pse nuk takohen shpesh për shkak të axhendës së ngjeshur, sërish shoqëria e tyre vazhdon dhe është ndër më të fortat e showbizit indian. Nakul është shprehur se Sanaya është një ndër aktoret më të mira dhe se pëlqen shumë ta shoh teksa ajo aktron./revistawho.com