“Somja” është personazhi më i ri në serialin “Bixhoz me dashurinë” që së shpejti do të nisë një lidhje dashurie me një prej personazheve kryesorë, “Rudrën”, ndonëse gjatë këtyre episodeve ata grinden me njëri-tjetrin. Në jetën reale ata janë miq shumë të mirë, por fakti që qëndrojnë shumë bashkë, postojnë foto me njëri-tjetrin, së fundmi ka hapur thashethemet se janë të lidhur edhe në jetën reale. “Ne nuk kemi qenë kurrë të lidhur. Ai është një mik shumë i mirë. Për momentin jemi shumë të zënë me punë, prandaj nuk jemi takuar”, është shprehur Nehalakshmi Ijer e njohur për rolin e “Somja”. Por ndryshe ka thënë një burim pranë dyshes sipas të cilit ata pas 2 muajsh shoqëri kanë nisur një lidhje. “Nehalakshmi dëshironte të humbte peshë dhe Linesh është kthyer në një guru për të. Ata shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin, por nuk e kanë menduar martesën”, ka thënë burimi. E vërteta është ende e paqartë, pasi ndryshe shprehen aktorët dhe ndryshe burimi pranë tyre./revistawho.com