Seriali “Bixhoz me dashurinë” i cili prej dy javësh po transmetohet në TV Klan është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar. Edhe në Indi ky serial është shumë i ndjekur dhe ka filluar transmetimin në qershor të vitit 2016. Shumë seriale në Indi ndërpriten kur nuk ka shikueshmëri por prej gati dy vitesh “Bixhoz me dashurinë” ka pasur shikueshmëri të lartë dhe prandaj vazhdon akoma të transmetohet dhe aktualisht po xhirohen seritë e reja. Por sot kasti i aktorëve dhe stafi i “Bixhoz me dashurinë” kanë një arsye për të festuar sepse seriali ka bërë plot 500 seri të transmetuara në Indi. “Ndihem nostalgjik dhe mirënjohës që kemi arritur deri këtu”, është shprehur aktori Nakul Meta i njohur si Shivai. “Jam krenare që punoj për këtë serial që më ka lejuar të eksploroj veten si aktore”, ka shkruar Surbi Çandna Anika.