Këngëtarja Selena Gomez para pak kohësh për shkak të sëmundjes së saj ‘Lupus’ u detyrua t’i nënshtrohej një transplanti veshke. Për herë të parë ajo shfaqet në publik dhe këngëtares i duken shenjat e operacionit. Por ajo që bën me tepër përshtypje është një shenjë tjetër operacioni të cilën këngëtarja ka në këmbë. Kjo shenjë mendohet se nuk u bë nga transplanti, por më shumë nga një operacion i dytë emergjent, që Selena iu nënshtrua në një prej arterieve të saj. Pas këtyre operacioneve Selena duket të ketë shtuar shumë në peshë por përsëri duket e bukur dhe e lumtur pas gjithë këtyre vështirësive që ka kaluar. /revistawho.com