Armand Peza dhe Marcela Lati kanë krijuar një nga agjensitë më të mëdha të organizmit të dasmave, ‘Geraldina Sposa’. Çdo dasmë e organizuar prej tyre merr një pamje përrallore sepse Armandi dhe Marcela i kushtojnë rëndësinë e duhur edhe detajit më të vogël.
Duke qenë se ata kanë qenë prezentë në ditën më të rëndësishme të shumë çifteve, të gjithë jemi bërë të paktën njëherë kuriozë të dinim se si ka qenë dasma e vetë Armandit dhe Marcelës. Por më në fund kuriozitetin na i ka shuar Marcela me anë të një fotografie të postuar në ‘Instgram’. Ajo shfaqet përkrah babait të saj, ndërkohë që si Marcela po ashtu edhe Armandi duken shumë të emocionuar. Në fakt duket se ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga dita e martesës së tyre duke qenë se të dy duken shumë ndryshe nga sot. Me trup shumë të imët, por duhet thënë se eleganca në të veshur i ka shoqëruar që në ato vite. /revistawho.com