Këngëtarja Adelina Tahiri prej kohësh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të pritjes së ëmbël. Nga momenti që ajo e bëri publike shtatzëninë e saj një lumë postimesh kanë vijuar duke filluar nga pamja e saj me barkun e rrumbullakosur dhe deri tek blerjet për të voglin. Ditën e sotme Adelina ndau me ndjekësit e saj foton e karrocës së bebit. Një karrocë e zezë me detaje floriri e cila kushton 1.799.95 euro.
Por duket se këtë karrocë e kemi parë edhe më parë. Edhe këngëtarja Tuna ka pasur po të njëjtin model karroce për djalin e saj Tian. /revistawho.com