Rudra pyet Romin dhe Somjan nga njihen. Somja i thotë se ato janë shoqe fëmijërie. Romi i hedh ujë Rudrës që u soll keq me Somjan dhe i thotë se nuk do dilte kurrë me një djalë si ai. Rudra mërzitet dhe shkon tek Shivai dhe Omkara. Ai u tregon se Somja dhe Romi janë shoqe. Shivai thotë se është e pamundur që ata të pajtohen. Anika i thotë Shivait se ajo mund t’i pajtojë Rudrën dhe Somjan brenda ditës. Ajo e sfidon t’i kërkojë falje nëse arrin të pajtojë Rudrën me Somjan. Shivai e pranon sfidën. Anika thotë se do i pajtojë brenda 7 minutave. Anika i kërkon Rudrës t’i këndojë Somjas këngën që ajo këndoi në spital. Rudra bën Somjan për të qeshur. Ajo thotë se e ka falur. Anika i thotë Shivait t’i kërkojë falje. Sapo Shivai bëhet gati ta thotë Rudra dhe Somja grinden sërish. Shivai gëzohet që Anika humbi sfidën. Rojet e sigurisë i japin kodin e sigurisë së shtëpisë të gjithëve. Shivai nuk është dakort që kodi t’i jepet edhe Anikës. Tian e merr dikush në telefon. Ajo i thotë një personi se po e fut në telashe dhe se nuk duhet të hynte në shtëpinë Oberoi. Tia i thotë Anikës të hapë derën. Anika e hap derën dhe largohet. Dikush futet brenda në shtëpi shkruan revistawho. Në shtëpi ndizet alarmi. Shivai me Omkaran dhe Rudran vrapojnë për tek dera dhe gjejnë Anikën. E gjithë familja mblidhen aty. Tia sheh se personi që është futur në shtëpi ndodhet prapa statujës./revistawho.com