Rezarta Shkurta është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Prej kohësh i është larguar muzikës dhe i është përkushtuar biznesit të saj privat. Duket se çdo gjë po ecën mirë në jetën e saj, prandaj ajo nuk nguron në publikimin e fotove të jetës së saj profesionale dhe private. Biznesi i saj ka në qendër fotografitë dhe organizmin e eventeve.
Me foton e fundit të publikuar, Rezarta na ka treguar se është vetë ajo që fshihet pas detajeve më të rëndësishme dhe bën punën më të madhe në organizim. “Pas çdo skenografie duart e mia përfundojnë kështu! Më kujton fëmijërinë kur pikturoja. Nuk e përshkruaj dot kënaqësinë që ndjej. Për mua kjo nuk është punë, por dashuri e përjetshme”, -ka shkruar ajo në foton e publikuar./revistawho.com