Presidenti Ilir Meta ditën e sotme feston 49 vjetorin e lindjes së tij. Sigurisht që në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonin urimet e familjes së tij.
Por ajo që ka bërë përshtypje ishte urimi i djalit të presidentit, Besari, i cili preferon që të qëndrojë sa më larg vëmendjes mediatike. ‘Tirana Post’ ka publikuar fotografitë e Besarit ku ka uruar babain e tij. Në njërën prej tyre ku të dy janë duke bërë gëzuar, djali i presidentit Meta ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen vëlla”. Ndërsa fotografinë tjetër ku zoti Meta shihet përpara tortës me qirinj e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen idhull”. /revistawho.com