Zaimina Vasjari ditë më parë solli në jetë vajzën e saj Khloe. Ajo gjithashtu prezantoi përpara publikut edhe bashkëshortin e saj për herë të parë. Është një këngëtare shumë e njohur pavarësisht se momentalisht i është përkushtuar tërësisht së bijës dhe është larguar nga muzika.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Xing me Ermalin’, Zaimina nuk ka nguruar t’iu përgjigjet pyetjeve pikante të moderatorit. Ndër to ishte edhe pyetja për çmimin e unazës me diamant. Vitin e kaluar ajo festoi Shën Valentinin në Maldive. Atje mori edhe propozimin nga partneri i saj.
Ajo ka treguar se nuk e ka mbajtur kohët e fundit unazën pasi gishtat ju frynë nga shtatzënia. “Përsa i përket çmimit, edhe nëse ka bërë 10 mijë, Klodi më ka thënë 20 mijë”, -ka treguar Zaimina./revistawho.com