Sy më të mëdhenj, buzë më mishtore apo thonj më trendi? Ja këshillat që vijnë nga pasarelat e modës.
Si t’i bëni sytë të duken më të mëdhenj
Tek sfilata e “Rebecca Minkoff”: për një pamje më të gjerë sysh, konturojini ata. Kjo i bën më të thellë, ndërsa neutralizohet ngjyra rozë e të bardhave të syve.
Buzë të buta
Tek “Oscar de la Renta”, modeleve iu lyen buzët me vaj buzësh. Më pas u aplikua buzëkuq ngjyrë bezhë dhe përfundojini me pak vaj buzësh për shkëlqim. Rezultati: buzë të buta, gati për t’u puthur.
Si të përzieni ngjyrat e thonjve
Si tek “Rebecca Minkoff”: lyejini thonjtë me një ngjyrë bojëqielli dhe vizatoni një vijë të drejtë. Aplikoni një shtresë manikyri të tejdukshëm, ende pa u tharë manikyrët poshtë dhe krijoni valëzimin e dëshiruar.
Lëkurë e hidratuar, por jo e yndyrshme
Tek sfilata e “Marc Jacobs” u përdorën produkte buzësh për lëkurë me shkëlqim. Aplikoni pak balsam buzësh tek mollëzat dhe kapakët e syrit. Përhapeni me gisht.
Buzë më të mëdha dhe më me shumë dritë
Për buzë më të mëdha aplikoni shumë shtresa buzëkuqi në ngjyrë të kuqe, duke fshirë vijat natyrale të buzëve.
Si ta mbani grimin gjatë tërë ditës
Tek “Dolce and Gabbana” u përdorën kapsula ‘Gold Flavo-Sil Tricomplex’, të cilat hidratojnë lëkurën dhe fiksojnë grimin.