Një javë para dasmës së tyre, Nick Wheeler dhe Amiee Madien, duke parë fotografitë tek shtëpia e gjyshit të Nick-ut mbetën të habitur. Në një foto në plazh ishin të dy duke pozuar nga aparati fotografik. Amiee ndodhej vetëm pak metra pas tij. Ajo fotografi ishte bërë në vitin 1994 në Musehole, Cornwall, në Britani të madhe ku është rritur Amiee. Familja e Amiee shkonte shpesh në atë plazh, ndërsa familja e Nick-ut jetonte 300 km larg plazhit. Edhe pse kanë kaluar vite e vite me rradhë fati i bashkoi të jenë burrë dhe grua sot.