Këtë vit konkursi më i madh i kërcimit ‘Dancing With the Stars’ nisi nën moderimin e bukuroshes shqiptare, Almeda Abazi. Pas martesës së saj me aktorin turk Tolgahan Sayisman, Almeda ka nisur jetën në Turqi dhe rikthimi në Shqipëri për të ishte disi i vështirë. Këtu në Shqipëri gjeti dashurinë e të gjithëve, por la pas dashurinë e jetës së saj.
Ditën e sotme me anë të një postimi në ‘Instagram’, Tolgahan tregoi portretin më të bukur familjar. Ai shihet përkrah Almedës, dy prindërve dhe motrës së tij. Këtë fotografi ai vendosi ta shoqërojë me fjalët më të bukura: “Familja është gjithçka.” Me siguri kjo do të jetë një dhuratë e bukur për Almedën, sepse kjo fotografi tregon qartë se ajo është një nga personat më të rëndësishëm në jetën e Tolgahan.
Për më tepër që Almeda ka një marrëdhënie të shkëlqyer me prindërit e aktorit, sepse këtë gjë e ka treguar vetë mamaja e Tolgahan në një intervistë të një viti më parë. “Almedën e dua shumë kam edhe një vajzë në moshën e saj, por nuk e ndaj nga vajza ime. Ajo nuk është vetëm një vajzë e bukur, por ka edhe shpirtin e bukur”, – ka thënë nëna e Tolgahan Sayisman. /revistawho.com