Pas paralajmërimit të këngës te saj më të fundit “Off Guard”, në bashkëpunim më një nga reperët më të njohur amerikanë Dolla Sign, i cili pritet të dalë më 6 prill, postimet e këngëtares në ‘Instagram’ nuk mungojnë.
Në fotot e publikuara së fundmi Elvana nuk ka nguruar të dalë pa ‘make-up’. Ditën e sotme ajo ka vizituar kopshtin që i dhuroi Universitetit të Arteve pak kohë më parë, dhe në fotot e postuara shfaqet tërësisht natyrale. Pamja e saj është mbresëlënëse dhe në këtë mënyrë ajo ka dëshmuar se edhe pa grim mund të duket sërish shumë e bukur. /revistawho.com