Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Prej vitesh nuk mund të bënin fëmijë, prindërit falenderojnë mjeken që i bëri me katërnjakë

31/03/2018
in Breaking News, Lajme, Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Prej vitesh nuk mund të bënin fëmijë, prindërit falenderojnë mjeken që i bëri me katërnjakë

Historia e fundit që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Klodjanës dhe Alketit. Ata ishin njohur që kur kishin qenë në moshë të vogël dhe ishin rritur së bashku. Me kalimin e viteve ata kishin rënë në dashuri dhe ishin martuar me njëri-tjetrin.
Klodjana dhe Alketi kishin tentuar shumë herë që të kishin një fëmijë të tyrin. Kishin provuar çdo kurë madje edhe metodën e in vitros në Turqi, por asnjëra prej këtyre nuk kishte pasur sukses. Një mik e kishte prezantuar Alketin me doktoreshë Hysnie Aliko.
Doktoresha pasi kishte kuptuar se si ishte situata i kishte bindur ata që ta provnin përsëri fekondimin artificial. Kësaj here in vitro kishte funksionuar dhe Klodjana nuk kishte lindur një por katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.
Alketi dhe Klodjana kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar doktoreshën e cila i ndihmoi që të realizonin ëndrrën e tyre, të bëhëshin prindër.
“Të falenderojmë për këmënguljen, forcën që na dhe, për komunikimin e vazhdueshëm dhe për profesionalizmin tënd. Nëse nuk do të kishim pasur ndihmën tënde ne nuk do të ishim të lumtur dhe të kishim një mrekulli në jetën tonë”, – ishin fjalët e prindërve.
Por doktoresha tha: “Nuk është komplet meritë e imja, e gjithë merita i shkon Klodjanës. Ajo është heroina e vërtetë e cila rrezikoi jetën e saj për të lindur 4 fëmijë!”
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi 4 fëmijëve një çek prej 100 lekësh të rinj që të mund t’i shpenzonin në dyqanet e “Hako” përgjatë një viti.






Tags: dua te te bej te lumtur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Enca: Ka diçka personale në këngën “Dua”, kam djegur vilën e dikujt

Enca: Ka diçka personale në këngën “Dua", kam djegur vilën e dikujt








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera