Ledina Çelo njihet nga të gjithë si përfaqësuese e Shqipërisë në ‘Eurovision 2005’ dhe fituese e shumë çmimeve në festivalet shqptare. Sot këngëtarja simpatike ju ka rikujtuar të gjithëve si dukej dikur kur ende ishte brune. Ndoshta nuk e mbani mend këtë pamje të saj, pasi prej shumë vitesh ajo është bionde dhe duket se e ka gjetur veten mirë brenda këtij look-u.
Foto është shkëputur nga viti i largët 1998. Kthejmë kokën pas dhe duket sikur koha për Ledinën ka ndaluar. Të njëjtën hijeshi që dikur ka pasur e ka edhe sot, apo jo?/revistawho.com