Shivai nxehet me Anikën që e hodhi në pishinë. Anika i tregon që shalli po i digjej. Shivai i thotë që ajo mund t’i thoshte ndërsa Anika i përgjigjet se nuk kishte kohë. Shivai e pyet nëse kishte ditëlindjen që solli tortë me qirinj. Ata grinden dhe Shivai largohet. Gjyshja fillon përgatitjet për festën e Xhanmashtamit. Romi e fton Rudrën në një festë. Somja i thotë Rudrës se duhet t’i tregojë diçka për Romin. Rudra i thotë se nuk ka nevojë dhe t’ja tregojë pas festës. Rudra shkon të takojë Romin ndërsa Omkara shkon të takojë Ridimën. Prianka i thotë gjyshes se Anika duhet të shkojë në shtëpi por është vonë dhe shoferët janë me pushime. Gjyshja i thotë Shivait të çojë Anikën në shtëpi. Omkara takohet me Ridimën dhe ata bisedojnë si nuk i besuan njëri tjetrit por një vajze të huaj pra Belës. Shivai dhe Anika janë rrugës. Ata grinden për këngët në radio. Shivai e çon Anikën në shtëpi dhe insiston që ta shoqërojë deri brenda. Anika shkon të marrë ujë për të ndërsa Shivai ulet në karrige. Anika kthehet dhe habitet kur sheh Shivain të ulur në karrige. Ajo i tregon Shivait se Sahil tek ajo karrige ka vënë ngjitës. Shivai çohet dhe i grisen pantallonat. Anika shkon të marrë rroba të Sahilit. Shivai kthehet në shtëpi dhe së bashku me Omkaran dhe Rudran vishen me veshje tradicionale për festën e Xhanmashtamit. Rudrën e ka bindur Romi të vishet kështu ndërsa Omkaran e ka bindur Ridima. Gajatri ka përgatitur një plan hakmarrës për Oberoit. Omkara pyet Shivain nëse e çoi Anikën në shtëpi. Shivai nuk do të flasë për të. Anika vjen në shtëpinë Oberoi dhe i thotë Shivait se harroi kuletën dhe telefonin në shtëpinë e saj. Ajo tregon që Shivait ju grisën pantallonat. Të gjithë habiten./revistawho.com