Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

4 arsyet kryesore, pse mungon dëshira për seks

30/01/2016
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
4 arsyet kryesore, pse mungon dëshira për seks

Pothuajse 11% e femrave mes moshes 18 dhe 44 vjeçe ballafaqohen me probleme seksuale. Rezultati është padyshim shumë shqetësues. Askush nuk e di saktësisht se çfarë është libidoja normale, thekson terapisti i famshëm amerikan për marrëdhënie seksuale, Dr. Nan Wise.
Edhe ekspertë tjerë pajtohen me këtë pikëpamje. Por, këta janë të mendimit se a mund të ofrojnë zgjidhjen me ndihmën e barërave.
Prodhuesit e medikamenteve dhe barërave pohojnë se ilaçet trajtojnë mosfunksionimin seksual të femrave, që nënkupton mungesën apo uljen e interesit të aktivitetit seksual, fantazitë, kënaqësinë apo eksitimin. Arsyet mund të jenë të shumta për uljen e epshit tuaj, lexoni në vijim:
Pilulat kontraceptive
Epshi seksual pjesërisht kontrollohet nga hormonet, të tillë si testosteroni. Ka disa pilula që reduktojnë sekretimin e testosteronit, e cila çon në dobësimin e dëshirës seksuale. Sipas një studimi, 25% e të intervistuarve kanë theksuar se kanë humbur interesin seksual gjatë kohës kur ishin nën ndikimin e pilulave.
Ndryshimi i metodave contraceptive, ndoshta edhe pajisje intrauterine, spirale apo pilula me përbërje të ndryshme, si fillim mund të jenë zgjidhja më e thjeshtë.
Disponimi
Depresioni si dhe marrja e barërave antidepresive mund të kenë pasoja fatale në epshin tuaj. Seksi zhduket nga lista e prioriteteve të trupit, kur ai e gjen veten në situatë shumë të vështirë me të cilën duhet përballuar, psh. si ndonjë sëmundje në të cilën niveli juaj i energjisë bie dukshëm. Kjo mund të shpjegojë problemet me gjëndrën tiroide, e cila kontrollon metabolizmin.
Nuk keni nevojë të jeni në depresion të thellë që t’ju humbet dëshira seksuale. Faktori kryesor mund të jetë stresi i përditshëm. Për më tepër, studimi i ri tregon se çrregullimet e rrahjes së zemrës si dhe pulsi i ngadalshëm – të cilat lidhen me nivelet e larta të stresit, ndikojnë padyshim në mosfunksionimin seksual. Kortizoli dhe adrenalina, të cilat tajohen kur jemi në gjendje stresive, ndryshojnë funskionimin normal dhe frenojnë sistemin tonë seksual.
Recetë: Ushtroni. Aktiviteti fizik sinjalizon trupin tuaj për shpëtim nga stresi. Gjumi gjithashtu mund të ndihmojë. Jepini vetes orë shtesë pushimi dhe do jeni shumë më të relaksuara.
Gjendja shpirtërore
Disa femra kanë epsh të gjallë, e cila në krahasim me dëshirën e partnerit apo pritjet e tyre personale, duket i pamjaftueshëm. Shumë femra kanë një pasqyrë të qartë rreth asaj se sa shpesh duhet të kenë marrëdhënie seksuale. Nervozizmi është e kundërta e eksitimit, kështuqë duhet të kultivoni sa më shumë dashuri ndaj vetes dhe vetëbesim që të përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore si dhe oreksin për seks. Treguesi më i mirë i mirëqënies seksuale, në përgjithësi është mirëqënia e mendjes dhe trupit.
Statusi i lidhjes suaj
Një nga përparësitë e lidhjeve afatgjata është edhe seksi aktiv çdo natë, apo jo? Por, ka diçka këtu: kur ju jeni në një lidhje të gjatë, ndoshta nuk e dëshironi më seksin çdo natë. Në fillim të lidhjes, truri sekreton kimikate për kënaqësi dhe epshi është në kulmin e tij. Me kalimin e kohës, e ndjeni se dëshira ju humbet dalëngadalë, por përpiquni të shihni këtë situatë në një këndvështrim tjetër. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se marrëdhënia juaj është e keqe. Bëhet fjalë për shkencë, ju nuk jeni aspak bashkëfajtorë.
/lajmi.net





Tags: deshiremungeseSeks
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Arrestohet e dashura e Rob Kardashian

Arrestohet e dashura e Rob Kardashian








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera