Mozzik dhe Getinjo jemi mësuar që zakonisht t’i shohim bashkë në realizimin e këngëve apo dhe në daljet publike. Por këtë herë Getinjo është shkëputur disi nga vëllai, Mozzik, dhe ka realizuar një dokumentar të shkurtër për gjithë jetën e tij.
Në dokumentarin “2 Euro Moto” Getinjo tregon se në jetë ka pasur ditë të bukura dhe të vështira, por në mënyra të ndryshme ka arritur t’ja dalë mbanë e të jetë këtu ku është sot. “2 Euro Moto” shkaktoi menjëherë reagime tek të gjithë ndjekësit, të cilin e uronin Getinjon për realizmin. Sigurisht që për këtë gjë kaq të veçantë nuk mund të mungonte dhe një urim nga Mozzik. “Ju faltë Zoti të gjithëve nga një vëlla si ti ashtu si të kam unë”, – ka shkruar Mozzik.
Pas largimit nga “One Records”, dy reperat kanë krijuar labelin e tyre muzikor, “2 Euro Gang”. /revistawho.com