“Sulltanesha Kosem” ka arritur një rekord shikueshmëri në të gjitha vendet ku është transmetuar, po ashtu edhe në Shqipëri. Ky serial ka rezultuar si më i shitur jashtë vendit për vitin 2017-të. Çmimin e madh e ka tërhequr njëra prej aktoreve të serialit, Nurgul Yesilcay.
“Sulltanesha Kosem” është realizuar nga kompania ‘Time Production’, e cila ka prodhuar edhe “Sulltanin e Madhërishëm”. “Sulltanesha Kosem” është realizuar në një sheshxhirim gjigand prej 28.500 metra katrorë. Jo vetëm për këtë arsye, por edhe prej kastit të aktorëve profesionistë e kostumografisë shumë të përshtatshme me historinë ky serial ka arritur të korr kaq shumë sukses. /revistawho.com