Tixh hyn në shtëpi dhe pyet Shivain nëse e dëgjoi lajmin. Ai i thotë se Malika është arratisur nga dasma. Shivai ja bën me shenjë. Tixh habitet kur e sheh Malikan aty. Malika u kërkon falje familjes Oberoi dhe i kërkon të qëndrojë aty sepse s’ka ku të shkojë. Pinki i thotë Malikas të shkojë në shtëpi. Omkara dhe Rudra i thonë Pinkit të shohë sa e shqetësuar është Malika. Tixh thotë se Malika mund të qëndrojë. Edhe Shivai pranon që ajo të qëndrojë. Ai thotë se Malika ka qenë pjesë e jetës së tij dhe ata tani janë miq. Malika falenderon Shivain. Ajo i thotë se të gjithë duhet ta dinë arsyen e fshehtë pse ata u ndanë. Pinki i dëgjon dhe pyet veten çfarë sekreti mban Shivai. Malika i thotë Shivait se Anika ndikon tek ai pasi ai ndryshoi mendim vetëm pasi ajo i foli. Shivai e mohon dhe i thotë se Anika e bën me nerva. Malika shkon tek Anika dhe e falenderon. Atë e merr në telefon dhëndri por Malika nuk ja hap. Pinki vjen dhe pyet Malikan çfarë plani ka. Ajo i thotë se e di që ka ardhur për të futur në kurth Shivain. Anika i thotë Pinkit se Malika është e pafajshme. Pinki thotë se Shivai e la Malikan dhe ajo nuk duhet të vinte kur e di që ai është i fejuar. Malika i thotë se nuk ka ardhur për t’u martuar me Shivain dhe se ka qenë ajo që e ka lënë atë. Të gjithë habiten. Malika largohet. Të gjithë shohin Shivain shkruan revistawho. Më vonë Omkara dhe Rudra pyesin Malikan pse e la Shivain. Ajo i thotë se Shivai nuk e donte. Anika vjen dhe dëgjon historinë e tyre. Malika tregon sa shumë e donte Shivain por kuptoi që ai nuk e donte dhe nuk i kushtonte rëndësi asaj. Shivai thotë se nuk beson në dashuri. Malika thotë se e ka gjetur dashurinë e saj. Por Shivai i thotë prandaj ike nga dasma. Malika lëndohet./revistawho.com