Ashtu si e ka bërë rutine tanimë, prezantuesja e “Dancing With The Stars” pas përfundimit të spektaklit është kthyer në Turqi për të qëndruar pranë bashkëshortit të saj, Tolgahan. Teksa janë gjendur duke bërë një shëtitje poshtë urës së Bosforit, Almeda ka filmuar një aksident mjaft të frikshëm. Një anije gjigande papritur përplaset me disa ndërtesa duke shokuar të gjithë të pranishmit.
“O zot i madh, kjo ndodhi para 10 minutash”,- ka shkruar Almeda krahas videos. /revistawho.com