Pak ditë më parë mbyllja e ‘Instagram’-it të përbashkët të çiftit të ‘Big Brother 9’, Fotinia dhe Danjeli, bëri shumë bujë në mediat rozë dhe u përfol për një ndarje mes tyre. Por për ‘RevistaWho’, Danjeli sqaroi se asgjë nuk kishte ndodhur mes çiftit.
Ditën e sotme pas gjithë këtyre fjalëve Fotini u rikthye sërish në ‘Instagram’ por këtë herë në atë të ish-banores tjetër, Xheni. Në videon ‘live’ shpërthyen të gjithë në pyetje nëse Fotini dhe Danjeli vazhdonin të ishin bashkë. “Nuk jemi ndarë. Nuk ndahemi ne të dy”, – tha Fotinia. Më pas të tjerë filluan të pyesnin nëse ishte shtatzënë, por ish-banorja e mohoi kategorikisht këtë gjë. /revistawho.com