Në ditëlindjen e saj të 33-të, në të ashtuquajturën mosha e Krishtit, ose mosha e artë, Bieta Sulo ka festuar ditëlinjden krah të birit dhe bashkëshortit në ekran. Siç edhe ajo vetë e konsideron kjo është ditëlindja më e veçantë, pasi është viti i parë që ajo feston si nënë. E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, bashkë me bashkëshortin dhe të voglin Kroi Art, kanë organizuar një piknik të bukur dhe të veçantë.
Pikërisht gjatë emisionit, Bieta ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha nënat e reja. Ajo ka ushqyer të birin me qumësht gjiri, për herë të parë në ekranin shqiptar.
Ushqyerja me qumësht gjiri shpesh është kthyer në temë diskutimi, pasi nënat e reja ngurojnë ta aplikojnë, por Bieta ka ditur si t’ua tregojë të gjithëve se sa i rëndësishëm është ky proces për të rritur një fëmijë të shëndeteshëm.
“Who” i uron edhe 100 vite të lumtura Bietës, në familjen e saj të bukur./revistawho.com