Anemia është një gjendje në të cilën trupi nuk prodhon mjaftueshëm hemoglobinë, një substancë në qelizat e kuqe të gjakut e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë për në pjesët e tjera të trupit. Kjo çon në të qenit të lodhur dhe të dobët, ndërmjet simptomave të tjera. Shkaku më i zakonshëm i anemisë është mungesa e hekurit. Hekuri është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës.
Një faktor mjaft i rëndësishëm që ndikon në këtë sëmundje është dieta ushqimore. Më poshtë po ju tregojmë disa ushqime të cilat duhet të konsumoni me patjetër
1-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
2-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
3-Fiku, shalqi dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.
4-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
5-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
6-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
7-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
8-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë. /revistawho.com