Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dëmtohet në këmbë dhe shton 25 kilogramë, Arjon Muça tregon dietën për t’u rikthyer në formë

09/04/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dëmtohet në këmbë dhe shton 25 kilogramë, Arjon Muça tregon dietën për t’u rikthyer në formë

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë në formë të mirë fizike dhe të kuruar në çdo dalje të tij televizive. Në fotot apo videot që prezantuesi Arjon Muça publikon herë pas here në rrjetet sociale duket shumë i dhënë pas palestrës dhe stërvitjes. Por jo gjithçka ka shkuar mirë për të. Ish-banori i “Big Brother Albania” ka dëmtuar këmbën dhe si rrjedhojë e mungesës së stërvitjes sistematike ka shtuar 25 kilogramë.





Sot Arjoni ka vendosur të nisë një sfidë të re me veten, pasi ka vendosur ti rikthehet dietës, duke i premtuar edhe ndjekësve të tij se do të publikojë gjithçka që do të konsumoj çdo ditë derisa të arrijë rezultatin e duhur.


“Nuk më ka pëlqyer ndonjëherë të viktimizohem por pasi pësova një dëmtim të rëndë në këmbë që më mbajti 9 muaj në shtrat, ky dëmtim më katandisi + 25 kilogramë. Nuk e njoha më veten dhe pasi vendosa të rifilloja stërvitjen nuk isha më 100% vetvetja, motivimi nuk ishte më si para operacionit. Isha i bllokuar mendërisht dhe shpirtërisht,justifikohesha pas problemit të këmbës por kuptova që ishte thjesht një justifikim dhe isha unë që nuk po gjeja më rrugën e duhur.
Sot të dashur miq,vendosa t’i rikthehem përsëri dietës dhe përqëndrimit mendor dhe fokusit personal për t’u rikthyer më në formë se kurrë. Do më duhet shumë punë, por gjithsesi ndihem i motivuar pasi dua ta bëj këtë udhëtim me ju. Do ndaj me ju çdo ditë çka do ha dhe ushtrimet në palestër për t’u rikthyer në formë. Jam i gatshëm t’ju përgjigjem çdo pyetjej që keni.”- ka shkruar Arjoni bashkangjitur fotove të tij të publikuara në “Instagram” ku duket qartë ndryshimi në trupin e tij.

Tani do ndjekim hapat që prezantuesi do të ndjekë për të arritur në formën e duhur fizike, siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/BhW-ss0jPMy/

Tags: 25 kgARJON MUCAdiete
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…
Breaking News

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…

04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit
Breaking News

“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit

04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?
Breaking News

Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?

04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!
Breaking News

Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!

04/02/2026
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…
Breaking News

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…

03/02/2026
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin…

03/02/2026
Next Post

Brenda festës së ditëlindjes të Xhensila Myrtezaj, Besi bën gjestin emocionues








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera