Ermal Mamaqi është tashmë i njohur për shakatë e tij, me të cilat bën për të qeshur të mëdhenj e të vegjël. Dhe pasi mori gjithë vëmendjen e mediave me intervistën e Ramës mbrëmë, sot ka publikuar në rrjetet e tij sociale një foto të moderatorit Blendi Fevziu, në të cilën ka montuar portretin e tij. Siç duket pas intervistës së djeshme me kryeministrin e vendit, Ermalit po i duket vetja si Blendi.