Vetëm pak ditë më parë pritjes së ëmbël për Estela Ujkën i erdhi fundi. Pas dy vajzave Lorest dhe Sharmin erdhi në jetë vogëlushja Damara Brookly. Edhe këtë herë blogerja ka zgjedhur një emër mjaft të veçantë i cili ka një kuptim mjaft domethënës. E pyetur nga revista “Living” lidhur me emrin Estela tha se zgjodhi këtë emër sepse është me domethënie shqip.
“Doja një emër shqiptar, që të tingëllonte bukur dhe të mbaronte me bashtingëllore, si Lorest dhe Sharmin”,- ka thënë ajo.
Përsa i përket Brooklyn, kanë zgjedhur këtë emër të dytë pasi pikërisht atje i erdhi fundi pritjes së ëmbël. /revistawho.com