Atletja e njohur shqiptare Klodiana Shala jo rrallë herë ka fituar vëmendjen e publikut me deklaratat e forta që ka bërë në lidhje me gjendjen e sportit në Shqipëri. Kjo është një temë shumë e nxehtë, pasi siç dukshëm shikohet, gjendja e sportistëve është shumë e keqe. Shpesh Klodiana ka folur për mungesën e kushteve minimale për stërvitje, por jo vetëm. Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’, nga ku ka bërë një deklaratë të fortë.
Dikur Shala refuzoi kërkesën e Greqisë për t’i përfaqësuar, ndërsa sot ju thotë sportistëve profesionistë të ikin nga Shqipëria. “Ata që janë sportistë profesionistë të ikin sa më shpejt nga Shqipëria për t’u stërvitur jashtë dhe për të na përfaqësuar sigurisht. Ne nuk duhet ti shajmë ata që ikin sepse për sakrificat që bëjnë e meritojnë të jenë në një vend më të mirë”, -ka thënë Klodiana, duke nënvizuar edhe njëherë gjendjen e keqe në të cilën gjendet sot atletika dhe sportet e tjera./revistawho.com