Tixh e kupton që Rup i ka vjedhur telefonin. Ai kthehet për t’i marrë Rupit telefonin. Ajo i kalon të gjitha të dhënat e telefonit të Tixh në laptop. Ajo ja jep telefonin Tixhit dhe bën sikur e ka marrë padashje. Tia vjen në festë dhe përqafon Shivain. Ai nuk po kupton gjë. Tia i thotë se e lexoi letrën që ai i kishte dërguar. Anika dhe Malika shqetësohen. Tia thotë se do që të gjithë ta lexojnë letrën për të parë sa shumë Shivai e dashuron atë. Shivai merr letrën dhe habitet. Ai e kupton nga poezia që letrën e ka shkruar Omi me vajzat. Tia i kërkon Shivait ta harrojnë sherrin që bënë dhe e përqafon atë. Rup ja ka marrë të gjitha të dhënat nga telefoni Tixhit por nuk e gjen dot kodin e sigurisë. Ajo i thotë Gajatrit se duhet të mashtrojnë Shaktin pasi ai i mban të gjitha fjalëkalimet të shkruajtura. Ato i punojnë një rreng Shaktit. Shivai thotë se të shkruajë letra nuk është në tipin e tij. Anika i thotë se plani i tyre funksionoi. Malika i thotë Shivait t’i falenderojë ato. Omkara thotë se letra ishte ideja e tij. Ai thërret Shivain për t’i thënë diçka. Omi i thotë Shivait se e ka pranuar Ridimën siç është ndërsa ajo mundohet ta ndryshojë dhe i tregon për jastëkët dhe xhaketën. Tia vjen dhe i thotë Shivait se pas martesës do e lyejë të gjithë shtëpinë ngjyrë lejla. Shivai habitet dhe pështyn ponçin që po pinte tek Anika. Anika i thotë Shivait se ai u hakmorr meqë ajo i pështyu kafe. Shivai thotë se nuk e bëri me qëllim. Ai bëhet me nerva kur të gjithë fillojnë të flasin për faktin që Tia do ta lyejë shtëpinë lejla dhe thotë se do e vrasë personin që e organizoi këtë festë./revistawho.com