Është e martuar prej një viti, por Blerina Braka ka vendosur që bashkëshortin e saj ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Vetëm para disa ditësh në ‘Instagram-in’ e saj ajo publikoi një foto ku tregonte lajmin e bukur se ishte martuar por përsëri nuk zbuloi më tepër detaje.
Por teksa është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, këngëtarja ka realizuar setin fotografik të shtatzënisë dhe i pranishëm është sigurisht edhe babai i djalit që do të vijë në jetë. Një nga këto foto Blerina e ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.
“Nga dashuria vjen ti si dhuratë”, shkruan Blerina krah fotos ku shfaqet e veshur me të brendshme, teksa bashkëshorti e puth në faqe.