Ata janë një nga çiftet më të përfolur në media për historinë e tyre të dashurisë por edhe ndarjet e shpeshta të supozuara. Bëhet fjalë për këngëtarin Blero dhe të dashurën e tij modele Afrona Dika, e cila këtë ditë e ka nisur me një mesazh dashurie për partnerin e saj.
“Të dua,të vlerësoj,të dashuroj,të respektoj… Të dua përgjithmonë BURRI jem”, ka shkruar modelja në profilin e saj në “Instagram” bashkangjitur fotos së këngëtarit. Dedikimi i Afronës ka marrë gjithashtu një koment dashurie nga ana e Bleros i cili ka shkruar:”Dashuria ime,unë të dua më tepër”.
Çifti prej disa kohësh po jeton në distancë për shkak të angazhimeve profesionale të modeles në Zvicër,ndërkohë që Blero po qëndron në Kosovë./revistawho.com