Sa herë që nuk ndihemi të frymëzuar për t’u veshur nxitojmë për të parë trendet më të fundit të modës. Por për të mos u gjendur ngushtë këtë pranverë do të keni mundësi për të provuar disa nga kombinimet më interesante të ngjyrave për veshjet tuaja.
Rozë dhe e kuqe
Dy ngjyra të çelura, por këtë pranverë do të kombinohen mjaft mirë me njëra-tjetrën.
Argjend dhe e verdhë
Ngjyra e argjendit zakonisht qëndron më vete, por me të verdhën realizohet një kombinim perfekt. Mund të duket si një ‘look’ i përshtatshëm vetëm për mbrëmje, por mund ta ktheni në një stil më të zakonshëm dhe rastësor nëse vishni dhe një xhaketë xhins.
Rozë e ndezur dhe ngjyrë ulliri
Një ngjyrë e ndezur rozë mund të duket më ‘paqësore’ nëse bashkohet me ngjyrën e ullirit.
Kobalt dhe portokalli
Një kombinim shumë i veçantë që do t’u bëjë të dukeni vërtet me shumë stil.
Rozë dhe ngjyrë e purpurt
Është kombinimi perfekt për një shëtitje pranverore. /revistawho.com