Që në daljen e saj të parë në skenë, Rozana Radi i ka qëndruar gjithmonë besnike të njëjtit model flokësh. Bionde dhe me flokë që shkojnë deri poshtë supit, kështu jemi mësuar ta shohim Rozanën.
Por tashmë duhet ta fshini këtë imazh nga mendja juaj, sepse ajo ka bërë një ndryshim gati-gati drastik. Rozana ka postuar në ‘InstaStory’ disa fotografi, në të cilat shihet në një sallon bukurie duke prerë dhe lyer flokët. Më pas ajo ka postuar një video ku duket se flokët e prerë i arrijnë mbi supe. Megjithatë ajo i ka qëndruar ende besnike ngjyrës, duke qenë se një pjesë të flokut e ka biond dhe një pjesë të zi. Me siguri asnjëherë nuk e keni parë Rozanën me flokë më të shkurtër se kaq, prandaj tani ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim derisa Rozana të na jap një imazh të plotë të ‘look’-ut të saj të ri. /revistawho.com