Nga Alma Spahiu/
Të jesh me stil ditët e sotme duket se është një punë e vështirë, por disa nga personazhet e njohur të ekranit, as nuk mundohen për t’u dalluar nga të tjerët, janë thjesht vetvetja. Një rast i tillë është edhe ai i Orgesa Zaimit, këngëtares që bën dallim me zërin e veçantë dhe dashurinë për muzikën. Kohët e fundit nuk e kemi parë shumë aktive në tregun muzikor, por ajo është kthyer në frymëzim për stilin e saj unik. Veshjet e saj janë plot ngjyra dhe të kuruara në detaje. Ndoshta nuk e keni vënë re, por Orgesa dashuron getat. Të gjata, të shkurtra, me ngjyra, apo çfarëdolloj modeli që është pjesë e imagjinatës tuaj është padyshim në një nga fotot e këngëtares simpatike. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe ndonjëherë duket si një çupëlinë. Nëse doni të frymëzoheni dhe të shikoni si mund të kombinoni një palë geta për t’u dukur stil dhe trendy, mjafton të shikoni fotot e Orgesës. /revistawho.com