Kur vjen puna për një trend të ri, Rihanna është ndër të parat që përcakton se çfarë është në modë dhe çfarë jo. Së fundmi, këngëtarja ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj se do të realizojë linjën e re për të brendshmet e femrave. Këngëtarja e hitit “Diamonds”, e ka modeluar të gjithë koleksionin vetë dhe u ka vendosur emrin “Savage X Fenty”. Për të dhënë këtë njoftim Rihanna postoi një fotografi në ‘Instagram’ e veshur me të brendshme dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë nuk ka ende një datë ekzakte se kur do të hidhet në treg kjo linjë të brendshmesh, por është premtuar se do të vijë shumë shpejt. /revistawho.com