Seriali indian “Bixhoz me dashurinë” është shumë i ndjekur nga publiku dhe aktorja kryesore që luan rolin “Anika”, Surbi Çanda është gjithashtu shumë e pëlqyer. Në një intervistë së fundmi ajo ka treguar se seriali “Bixhoz me dashurinë” i ka ndryshuar jetën sepse ky serial e ka bërë të famshme në botë. “Bixhoz me dashurinë është gjithçka për mua, është jeta ime. Ndihem e kompletuar kur xhiroj skenat dhe mundohem të dal sa më mirë. Kur fillova punën si aktore të gjithë ishin skeptikë nëse do t’ja dilja, por Bixhoz me dashurinë më ka ndryshuar jetën. Jam shumë mirënjohëse për fansat. E vetmja gjë që më mungon është familja ime pasi kur fillova serialin, nuk kam shumë kohë të qëndroj me ta. Mendoj të shkojmë me pushime së bashku së shpejti”-ka thënë Anika në intervistë./revistawho.com