Një lajm i hidhur është bërë i ditur ditën e sotme, aktori i serialit ‘O sa mirë’, Art Kurti i njohur si Gjakovari është gjetur i vdekur në një makinë. Policia ka nisur hetimet, por dyshimet e para flasin për një vetëvrasje, pavarësisht se nuk kanë ardhur akoma rezultatet e autopsisë. Ngushëllime të shumta i janë drejtuar familjes së aktorit, i njohur ndryshe edhe si kryetari i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovë./revistawho.com