Një tjetër shqiptar i talentuar prek skenën e magjishme të festivalit Sanremo. Pas përvojes me grupin “La Fame di Camilla”, Ermal Meta ka kënduar në Sanremo për të rinjtë “Odio le favole”.
Meta e nisi karrierën si kompozitor duke shkruar muzikë për këngëtarët më të njohur italian Francesco Renga, Patty Pravo, Chiara, Marco Mengoni, Giusy Ferreri, etj.
Tani do ta shohim të shkëlqejë edhe si këngëtar.