Studimet mbi reagimin e trupit pas vakteve të ndryshëm janë gjithmonë në rritje. Ushqimi është padyshim shumë i rëndësishëm për një shëndet të mirë, po aq sa konsumimi i vakteve në rregull. Ka njerëz që akoma mendojnë se duke mos konsumuar mëngjes do të dobësohen, por ndodh e kundërta. Janë marrë në studim 350 të rritur, të cilët janë vëzhguar rreth konsumimit të mëngjesit. Ata që hanin mëngjes rregullisht i ulnin me 80% shanset e shtimin në peshë me kalimin e viteve, sidomos në pjesën e belit. Kështu që nëse mendoni se duke mos ngrenë mëngjes do të dobësoheni e keni shumë gabim. Vakti i parë i ditës është më i rëndësishmi dhe është çelësi i të qenit i shëndetshëm dhe në formë të mirë fizike./revistawho.com