Koncerti ‘Divat’ do të bëjë bashkë në 16-të maj disa nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima. Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ka treguar se vajzat kanë nisur punën dhe janë mjaft të lumtura për këtë gjë.
“Ne jemi duke u përgatitur për koncertin ‘Divat’ në 16-të maj. Jam këtu me artistet e mrekullueshme Irma Libohova, Rovena Dilo ndërsa Eneda Tarifa mungon por do të jetë me ne në ditën e koncertit”,- shprehet Besa në videon e publikuar.
Ky koncert pritet të jetë i një niveli mjaft të lartë pasi zëri unikal i katër artisteve tona nuk ka për të na zhgënjyer. /revistawho.com