Aurela Hoxha di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes, herë me format fizike, herë me veshjet dhe stilin e veçantë. Së fundmi ka krijuar linjën e saj të rroba banjove dhe ka lidhur kontrata me firma të njohura.
Një foto që Aurela ka publikuar mbrëmjen e djeshme ndoshta shumë prej jush i ka surprizuar. Ajo shfaqet me flokët sipër supit në një foto ku duket shumë natyrale dhe e bukur. Komentet e fansave kanë vërshuar duke shprehur komplimente për modelen. Lind pyetja i ka prerë flokët kjo vajzë? Mos ndoshta edhe Aurela vendosi të bëjë trikun që kanë bërë një pjesë e vipave, duke u shtirur se kanë ndryshuar look rrënjësisht?!/revistawho.com