Armand Peza dhe Marçela Lati janë padyshim çifti shembull për të gjithë. Ata kanë shumë vite pranë njëri tjetrit dhe kanë arritur të ngrenë një perandori së bashku në sajë të dashurisë, përkujdesjes dhe mirëkuptimit. Prej vitesh bëjnë realitet ëndrrat e çifteve të reja duke sjellë me biznesin e tyre ‘Geraldina Sposa’ një histori suksesi, por suksesi i vërtet i tyre është familja që kanë ngritur.
Ditën e sotme Armandi dhe Marçela festojnë 20 vite pranë njëri-tjetrit dhe krahas një fotoje shumë të veçantë, kjo e fundit ka zgjedhur disa fjalë zemre për t’ia dedikuar shokut të jetës. “Sot 20 vjet bashkë. Sa shumë jemi zënë dhe dashur. Zot jepna vite akoma se kemi plane si për ‘sherre’ dhe për dashni”, -ka shkruar ajo. Ndërsa dhuratën e parë, Marçela e ka marrë që në mëngjes. Një trëndafil i kuq duket se është vetëm nisja për këtë ditë të veçantë./revistawho.com