Dy ditë më parë Dukesha Kate solli në jetë fëmijën e saj të tretë, një djalë të shëndetshëm. Shumë të lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre dhe për familjen që tashmë është rritur, kjo ishte pamja e çiftit mbretëror në daljen e parë publike pas lindjes.
Por mesa duket nuk po ecën çdo gjë vaj. Në fund të fundit, vërtet kemi të bëjmë me familjen mbretërore, por kujdesin për fëmijën natën e bëjnë vetë prindërit. Këtë na e ka vërtetuar Princ William, i cili ditën e djeshme pati daljen e parë publike në një event pas lindjes së djalit. Fytyra e tij tregonte çdo gjë, çdo vuajtje të netëve pa gjumë, që mesa duket do të jenë të shumta. Gjatë gjithë ceremonisë babai i princit të vogël e ka sforcuar aq shumë veten për të mos fjetur në karrige, sa deri diku të dhimbset. Të jesh baba nuk është e lehtë, pavarësisht statusit që ke! /revistawho.com
Life with a newborn baby. 😴😂 pic.twitter.com/I3c6bF5HkR
— People (@people) April 25, 2018