Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

RECETAT E SHEFIT- Picë me fileto pule, supë me spinaq dhe brumë për pica – Nga Renato Mekolli

27/04/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
RECETAT E SHEFIT- Picë me fileto pule, supë me spinaq dhe brumë për pica – Nga Renato Mekolli

Revistawho.com do të sjellë çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi më i famshëm shqiptar, Renato Mekolli. Njihuni me 3 recetat më poshtë:





Pica me fileto pule
Brumë pice
Salcë domateje
200g fileto pule
1 domate të freskët
1 qepë të thatë
Disa gjethe borziloku
100 g djathë guda
Në një tavë me përmasa 20x30cm hapim brumin e picës, hedhim mbi të pak salcë domateje, fileton e pulës të prerë në rripa, domatet të prera në feta, qepën, djathin e grirë dhe gjethet e borzilokut. E pjekim në furrë për 115 minuta në 180 gradë.
Shënim: Picat Margarita dhe Napolitane janë dy picat më të shëndetshme për organizmin.

Supë me spinaq
Lëng pule
1 kg spinaq
1 qepë
3 qepë të njoma
1 limon
1 lugë kos
1 lugë gjalpë
100 ml vaj ulliri
1 tufë kopër
Arrë moskat
Kripë
Piper
Lajmë mirë spinaqin, ndajmë gjethet me duar në disa pjesë dhe i lëmë të kullojnë. Presim qepët në kube dhe koprën e grijmë hollë. Në një tenxhere ku kemi hedhur vajin e ullirit dhe gjalpin, vendosim qepën dhe hudhrat. I skuqim për pak minuta dhe sa pa marrë ngjyrë, shtojmë spinaqin. E mbyllim tenxheren me kapak, derisa spinaqi të ketë nxjerrë lëngjet. Në vazhdim shtojmë lëngun e pulës (nuk nevojitet sasi e madhe, pasi një pjesë të lëngut e ka nxjerrë spinaqi), kosin, limonin, koprën. E ziejmë supën për 20 minuta dhe në fund e kalojmë në multi.


Brumë për pica 1
500 g miell 55%
200 ml qumësht                                                                                                                                                                                                                                                30 g maja e njomë
Gjysmë lugë kafeje sheqer
Gjysmë luge kafeje kripë
2 lugë supe vaj ulliri
Në fillim përziejmë në një enë miellin, sheqerin, kripën dhe në një enë tjetër qumështin, majanë dhe vajin e ullirit. I bashkojmë të dyja masat në mikser, duke i përzier me shpejtësi mesatare për 5 minuta. Mbajmë pak miell mënjanë, të cilin, nëse duhet, e shtojmë te brumi. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta dhe më pas hapim brumin për pica.

Tags: pice me fileto pulereceteRenato Mekollisupe me spinaq
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
Keni flokë të yndyrshme? Shumë prej jush do të gjejnë zgjidhje në këtë artikull

Keni flokë të yndyrshme? Shumë prej jush do të gjejnë zgjidhje në këtë artikull








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera