Në datën 8 maj, do të mbahet gjysmëfinalja e parë e Eurovizion ku do të performojë edhe Eugent Bushpepa. Këtë vit këngëtari shumë i dashur shqiptar do të ngjitet në skenën madhështore të Lisbonës si përfaqësues i Shqipërisë me këngën ‘Mall’. Tashmë përgatitjet kanë filluar dhe pritshmëritë janë të mëdha. Gjatë provës së parë në skenë, Eugentin e shoqëruan dy back-vokalsite femra, një kitarë bas, një “double” kitarash elektrike e akustike dhe një baterist. Kujtojmë se Eugenti është këngëtari i parë solo që përfaqëson Shqipërinë në 12 vite.