Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scott u fotografuan për herë të parë së bashku në pushimet familjare. Me vajzën e tyre, Stormi, ata po shijojnë disa ditë pushime në Bahamas. Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’, për herë të parë pas lindjes tregoi trupin e saj e veshur me rroba banjo.
Të dy së bashku, Kylie dhe Travis, u fotografuan në një jaht, ndërsa për vajzën kujdesej një dado. Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 muaj nga lindja e Stormi-t, Kylie dukej në formë perfekte trupore. Madje duhet thënë se ajo i është kthyer menjëherë formave të mëparshme. Gjatë kohës që dadoja kujdesej për vajzën, Kylie dhe Travis gjetën pak kohë që të qëndronin pranë njëri-tjetrit. /revistawho.com