Johnny Depp aktori i njohur nga ‘Piratët e Karaibeve’ së fundmi po has vetëm probleme. Me siguri e mbani mend çfarë telashesh ekonomike ju hapën pas divorcit nga Amber Heard dhe më vonë nga mashtrimi miliona dollarësh nga ish-agjencia e tij “The Management Group”. Tashmë Johnny denoncohet nga dy ish truprojat e tij, që e akuzojnë për mospagesë të rrogave dhe për punë ekstra nga detyra e caktuar. Në gusht pritet të dalë për herë të parë përballë menaxherëve të tij./revistawho.com