Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga redaksia në selitë e partive, kush janë personazhet që u joshën nga politika

04/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga redaksia në selitë e partive, kush janë personazhet që u joshën nga politika

Media dhe politika kanë një marrëdhënie simbiotike midis tyre dhe nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Shumë personazhe e kanë përdorur median si trampolinë për të arritur sukses në fusha të tjera dhe anasjelltas. Të qenit një figurë publike dhe me shumë njohje është një fillim i mbarë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e një redaksie mediatike e më vonë kanë dashur të nisin një tjetër rrugë tërësisht të ndryshme me të.





Disa nga ata që sot i dëgjojmë të mbajnë fjalime në parlament apo që aderojnë në një parti të caktuar politike dikur kanë qenë pjesë e medias së shkruar apo televizive. Ndërkohë ka edhe të tjerë që pas sfidës që morën mbi supe për t’ju bashkuar politikës janë rikthyer sërish tek mikrofoni dhe kamera. Më poshtë po përmendim disa nga ata që kostumi i politikanit i ka joshur më shumë se transmetimi i informacionit.

Preç Zogaj, gazetar pranë “Zëri i Rinisë”, kryeredaktor i gazetes “Koha Jonë” dhe më pas deputet i Partisë Demokratike.


Majlinda Bregu, e nisi karrierën si spikere lajmesh në “Radio Televizionin Publik Shqiptar” e më pas u bë pjesë e Partisë Demokratike, deputete e kësaj partie, Ministre Integrimi dhe tani për tre vjet do të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Ben Blushi, ka punuar si gazetar në “Koha Jonë”, “Deutsche Welle” dhe “Fondacioni Soros”. Më pas pjesë e Partisë Socialiste, deputet, ministër i kësaj partie dhe së fundmi kryetar i partisë së re “Libra” nga e cila u tërhoq.

Alfred Peza, moderator i disa prej programeve më të ndjekur politik, siç ishte dhe emisioni “Debat”. Më pas deputet i Partisë Socialiste. Aktualisht është rikthyer në media si drejtues i një portali online.

Edi Paloka, themelues i gazetës “Rilindja Demokratike” por e vijoi angazhimin e tij si deputet i Partisë Demokratike prej shumë vitesh.

Lori Haxhiu, prezantuese e disa emisioneve televizive në “Albanian Screen” e “Vizion Plus”. Aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Përgjitshme të Shërbimit Kombëtar Rinisë.

Ori Nebiaj, zëdhënëse e Partisë Demokratike. Aktualisht bashkëprezantuese e emisonit të mëngjesit në “Top Channel”. \revistawho.com

 

Tags: gazetariandryshojnepersonazhetPolitikeprofesion
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!
Breaking News

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Next Post
Bixhoz me dashurinë/ Shivai nxjerr unazën, Anika emocionohet, ja ç’do ndodhë të hënën

Bixhoz me dashurinë/ Shivai nxjerr unazën, Anika emocionohet, ja ç'do ndodhë të hënën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera